×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti holandez: Grupi i armatosur e kishte mbështetjen e Serbisë

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, konsideron se operacioni i grupit të armatosur në Banjskë ishte i mbështetur nga Serbia. Sipas tij, synimi i sulmuesve ishte që të destabilizohej veriun e Kosovës.

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, mbeti i shokuar me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Reuten vlerëson se ky operacion u mbështet nga Serbia, ndërsa thotë se synimi i grupit të armatosur ishte që të destabilizohej veriu i Kosovës.

    Politikani holandez konsideron se të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë aksion duhet të sillen para drejtësisë.

    “Ajo çfarë ndodhi me 24 shtator ku u sulmua Policia e Kosovës na ka shokuar të gjithëve. Tani dëshmitë po tregojnë se grupi i armatosur kishte mbështetje brenda Serbisë për ta kryer këtë operacion. Duket qartë se objektivi i tyre ka qenë që ta mbajnë gjendjen e trazuar në veriun e Kosovës. Përgjegjësit kryesor të këtij aksioni duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë dhe duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Tani mbetet të shihet se si do të veprojë qeveria e Serbisë, a do të jenë ata bashkëpunues për të zbardhur gjithçka çfarë ndodhi më 24 shtator”, u shpreh Thijs Reuten për Tëvë1.

    Reuten i bënë thirrje Serbisë që ta kuptojë realitetin dhe ta pranoj se Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur.

    Sipas tij çdo tendencë për ta destabilizuar Kosovën do të dështoj sikurse me 24 shtator.

    “Problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Veçanërisht Serbia duhet ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë më këtë në formë duke synuar ta destabilizojë Kosovën sepse nuk do të funksionojë. Ata duhet ta kuptojnë se Kosova është një shtet i pavarur i lirë dhe demokratik që vendos vetë se me kë të krijoj aleanca dhe cilën rrugë ta zgjedhë. E shoh si të domosdoshme që të ndryshoj formati aktual i dialogut sepse është nduke ngecur. Duhet një qasje e re e BE-së dhe një bashkëpunim i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Reuten.

    Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë ish-nënkryetar i Listës Serbe Milan Radoiçiq.

    Sulmin ndaj policisë së Kosovës e kanë dënuar ashpër Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Sport14 Korrik 2025
    Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.  Kasa vjen tek Gjilani pas një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.