×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Radoiçiq të dorëzohet te autoritetet e Kosovës

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

    Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.

    “Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.

    Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.

    “Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.

    Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit, transmeton telegrafi.

    Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

    “Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.

    “Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Juristja Flutura Kusari tha se duke i përmendur me emër dhe mbiemër gjykatësit e Gjykatës Supreme që e shfuqizoi vendimin për arkat...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditue se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen mujore për muajin qershor 2025, duke nxjerrë në pah numrin e lartë të ankesave...
    Sport15 Korrik 2025
    Golden Eagle Ylli ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e kësaj verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.