×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Regjistrimi i popullsisë pritet të nis më 1 nëntor, ASK-ja ende nuk është furnizuar me 3500 tabletë të kontraktuar

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Më 1 nëntor 2023 pritet edhe zyrtarisht në Kosovë të nis regjistrimi i popullsisë, në të cilin proces pritet të angazhohen rreth 5 mijë veta.

    Ndonëse kanë mbetur më pak se 1 muaj kur pritet të filloj regjistrimi i popullsisë në vend nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), kësaj të fundit ende nuk i janë dorëzuar tabletët që do të përdoren për regjistrimin e popullsisë, ndonëse një furnizim i tillë parashihej të ndodhte ne fund të muajit të kaluar.

    Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, në një intervistë për “FrontOnline” jep detajet për përgatitjet përfundimtare që janë duke u bërë për regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

     “Afati për rekrutimin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve është shtyrë pasi që nuk ka pasur aplikime të mjaftueshme. Ky afat është zgjatur deri më 6 tetor 2023 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ne planifikojmë t’i angazhojmë 4400 veta për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, përpos kësaj kemi edhe rreth 300 anëtarë të Komisioneve Komunale, kemi edhe Komisionin Qendror dhe afërsisht do t’i kemi rreth 5000 veta të angazhuar. Kjo e bënë projektin më të madhin nacional të statistikave jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”, shprehet Berisha për Front Online.

     Furnizimi me tabletë, po diskutohet ndërprerja e kontratës me operatorin ekonomik fitues

     Sfidë për Agjencinë e Statistikave të Kosovës mbetet edhe sigurimi i tabletëve që do të përdoren për regjistrimin e popullsisë.

    Ani pse është nënshkruar kontrata, kryeshefi Ilir Berisha thotë që nuk i kanë marrë ende të njejtit nga operatori ekonomik.

     “Tabletët nuk i kemi ende nga operatori ekonomik. Ne i kemi të gjitha përgatitjet për të filluar në nëntor të këtij viti. Nëse sigurohen tabletët brenda këtyre ditëve, atëherë konsiderojmë që një numër më i madh i regjistruesve të bëjmë instalimin e atyre programeve me tabletë. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohen 3500 tabletë, afati i fundit për dorëzim ka qenë 27 shtatori 2023”, tha ai.

     Berisha thotë që po diskutohet ndërprerja kontratës me operatorin ekonomik.

    “Ndërsa tani jemi në diskutime dhe tani do të shikojmë mundësitë një grup punues, Agjencia Qendrore e Prokurimit dhe organet tjera, kabineti i kryeministrit janë duke biseduar për më tutje, për ndërprerjen e kontratës dhe mundësive të tjera, gjetjes së zgjidhjes për të mbajtur procesin e regjistrimit të popullsisë”, tha ai për Front Online.

    Regjistrimi i popullsisë edhe në veri

     Ndryshe nga hera e kaluar, kur në Komunat veriore të Kosovës, regjistrimi i popullsisë u bojkotua në momentin e fundit, kreyshefi Berisha thotë se tani janë më të organizuar.

    Drejtuesi i ASK-së, Ilir Berisha në një intervistë për Front Online ka thënë që emrat e anëtarëve të komisioneve janë dërguar me kohë.

    “Pas zgjedhjeve që janë emëruar kryetarët e komunave, Komisioni Qendror ka kërkuar propozimet e tyre, disa veçse janë në formime e sipër, apo Komisioni Qendror i ka formuluar të gjitha komisionet komunale edhe në këto katër Komuna, pasi që propozimet i kanë dërguar të gjitha me kohë për anëtarë të komisioneve sipas ligjit për regjistrimin e popullsisë me strukture dhe me numër të propozuar. Në momentin e fundit është bojkotuar, premtimi ka qenë deri në ditën e fundit që po, është bërë trajnimi i regjistruesve, politikisht është vendosë nga qendrat jashtë Kosovës dhe është bojkotuar”, u shpreh ai.

     Por Berisha thotë që nuk është lehtë që procesi të organizohet në këtë situatë në katër komunat veriore.

    “Në bazë të aplikimeve deri më tani, ka aplikime edhe të komuniteteve të tjera. Kuptohet që procesi nuk është aq i lehtë të organizohet në këto kushte regjistrimi i popullsisë, mirëpo besojmë dhe shpresojmë që deri në nëntor do të ketë një situatë më të favorshme edhe për organizimin e regjistrimit të popullsisë edhe në katër komunat veriore”, tha ai për Front Online.

     A do të regjistrohet edhe mërgata kosovare? Flet drejtori i ASK-së

    Në regjistrimin e popullsisë do të përfshihet edhe diaspora kosovare.

    Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha për Front Online ka thënë që do të bëhet pyetësor i veçant për mërgatën.

     “Ne kemi një pyetësor të veçant për regjistrimin e diasporës”, deklaroi ai.

    Për ta mbuluar të gjithë procesin e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, Qeveria ka ndarë rreth 12 milionë euro.

    E, Berisha thotë që janë të mjaftueshme, madje beson që do të kursehen para.

    “Buxheti është ndarë në 2021, dhe ka vazhduar ky buxhet sepse ka qenë e planifikuar që të fillojë më herët, diku është rreth 12 milionë euro. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të kursehet ky buxhet. Po besojmë që buxheti është i mjaftueshëm për realizimin e të gjitha akitiviteteve të regjistrimit të popullsisë”, theksoi ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth...
    Lajme18 Korrik 2025
    Marrëveshja e Uashingtonit ka shkaktuar një përplasje mes ish-bashkëpartiakëve, presidentes Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti. Dikur të njohur për...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit, është anuluar seanca ndaj...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Vetëm një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap të veçantë dhe të pazakontë...
    Sport18 Korrik 2025
    Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në garat europiane. Pasi pësoi minimalisht 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Malisheva...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë të enjten në banesën e saj në qytetin bregdetar të Sarandës. Viktima, sipas Top Channel,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.