×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Takimet për dialogun Kosovë-Serbi s’kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që BE dhe komuniteti euro-atlantik të ndërhyjnë që të zbatohet plani franko-gjerman. Rama tha se takimet për dialogun Kosovë-Serbi s’kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje.

    ‘Formati i dialogut duhej ngritur si konferencë me planin franko gjerman, ndërsa përfaqësimi i BE-së, dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkautore të këtij plani.

    Minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku hyjnë e dalin dy burra andej këtej ska më asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj minimalisht është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shumë më shpejt se çmund të mendosh në një ditë si kjo ku s’ndodh asgjë se është vetëm ajo që duket, prandaj jo vetëm niveli I përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart dhe duhet ngritur shpejt, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshje të formësuara ca gojarisht ca të pazbatuara, me vonesën mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur.’- tha Rama.

    Edi Rama ka një propozim për KFOR-in, pas sulmit terrorist në veri

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.