×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Krimineli Radojçiq është shndërruar në terrorist, qëllim ishte nxitja e përplasjes së policisë me civilët

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist serbë në Banjskë të Zveçanit.Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Abdixhiku tha se në krye të grupit të terroristëve qëndronte Milan Radojçiq.

    Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes e policisë me popullsinë civile.

    “Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terroristë, Milan Radojçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë. Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga sponsorizuarit e sulmit terroristë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e këtij realiteti të ri në veri, duheshin edhe viktima. Ato vinin në formë e pelegrinëve si vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje në mes të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, tha ai.

    Ai lavdëroi edhe reagimin e institucioneve të sigurisë në aksionin e së dielës.

    “Këtë skenar që është e vërteta Kosova, dhe të gjitha shtetet e dala nga lufta pas shpërbërjes së Jugosllavisë e kishin të njohur tashmë. Kohët mund të kenë ndryshuar, por mjetet, forma dhe njerëzit jo aq. Si përgjigje ndaj këtij sulmi institucionet e tona të sigurisë e kishin dhënë përgjigjen më të mirë të mundshme. Në bashkëpunim me aleatë, me profesionalizëm më të lartë të mundshëm e me guxim patriotik të Republikës, e diela e nisur me tragjedi në mëngjes u shndërrua në një ditë të triumfit të së drejtës ndaj terrorit”, tha thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.