×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mbi 10 milionë njerëz në Kinë vuajnë nga sëmundja e Alzheimer

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Më shumë se 15 milionë njerëz të moshës mbi 60 vjeç në Kinë vuajnë nga demenca, nga të cilët afro 10 milionë kanë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të ri.

    Studimi, i cili u publikua të mërkurën në Pekin përpara Ditës Botërore të Alzheimerit, tregon se Kina është bërë vendi me numrin më të madh të pacientëve me Alzheimer në botë, raporton gazeta shtetërore “Global Times”.

    Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës dhe më së shumti prek njerëzit në moshë të vjetër. Në Kinë, megjithatë, sëmundja po shfaqet edhe në një moshë gjithnjë e më të re.

    “Të dhënat treguan se përqindja më e lartë e personave të diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer për herë të parë ishte te njerëzit e moshës 60 deri në 79 vjeç, duke zënë 62.1% të totalit. Por personat me sëmundjen Alzheimer që janë nën 60 vjeç përbëjnë 21.3%, një shifër më e lartë se pacientët me sëmundjen Alzheimer në fazat e tyre të hershme të raportuara ndërkombëtarisht, që është midis 5 dhe 10%”, shkruan e përditshmja.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), demenca është term për disa sëmundje që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

    “Sëmundja përkeqësohet me kalimin e kohës. Prek kryesisht njerëzit e moshuar, por jo të gjithë njerëzit preken me kalimin e moshës. Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës”, sipas OBSH.

    Aktualisht, më shumë se 55 milionë njerëz kanë demencë në mbarë botën, dhe mbi 60% e tyre janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa çdo vit raportohen afro 10 milionë raste të reja, thuhet në studim.

    Lu Lin, akademik nga Akademia Kineze e Shkencave dhe president i Spitalit të Gjashtë të Universitetit të Pekinit, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ilaç specifik për sëmundjen e Alzheimerit.

    Lu ka sugjeruar se stërvitja e duhur, gjumi adekuat dhe një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes.

    Më 21 shtator të çdo viti, Dita Botërore e Alzheimerit shënohet në mbarë botën si një përpjekje globale për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Lifestyle22 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 22 korrik 2025 nga Christine Haas Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u transmetua një intervistë ultra ekskluzive të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Haga, ai...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Thaçi...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht. Sipas Thaçit,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për jetën që do ta bëjë pas lirimit. Thaçi tha se nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.