×
  • Sport
  • Sport

    Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nga sot do të jetë në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

    Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropian.

    “Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Evropë”, thuhet në njoftim.

    Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

    Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

    Nga Rubrika
    Sport16 Korrik 2025
    Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë...
    Sport15 Korrik 2025
    Fitorja në Prishtinë dhe fitorja në Luksemburg – një rrugëtim i dyfishtë, por me një qëllim të qartë: të shkruhet historia e...
    Sport15 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj në një ndeshje...
    Të tjera
    Sport16 Korrik 2025
    Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme16 Korrik 2025
    Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia...
    Lajme16 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Lipjanin,  Ferizajn, Vushtrrinë e Drenasin që...
    Lajme16 Korrik 2025
    “Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se...
    Lajme16 Korrik 2025
    Vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, LDK-ja sot do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ky vendim do të dorëzohet nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.