×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti konfirmon në konferencë rikthimin e Arda Guler, talenti turk lëndohet vetëm disa minuta më vonë në stërvitje

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar Arda Guler është rikthyer nga lëndimi dhe mund të luajë në ndeshjen e ardhshme, por disa minuta më vonë, talenti turk është lënduar përsëri në stërvitje.

    Tifozët e Real Madridit u bënë gati të shohin për herë të parë talentin e mrekullueshëm 18-vjeçar Arda Guler, i cili është rikuperuar nga një operacion menisk.

    “Ai është në dispozicion. Ai ka nevojë për minuta, pak kondicionim fizik, për t’u mësuar me lojën e ekipit, por është mirë. Në këtë kohë ai ka treguar se ka talent të jashtëzakonshëm dhe kjo është thjesht gjenetikë”, deklaroi Ancelotti në konferencë.

    Megjithatë, disa minuta pas konferencës, Real Madridi mbajti stërvitjen e radhës dhe Guler u lëndua përsëri.

    Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Los Blancos, ndërsa sipas mediave, Guler thuhet se mund të mungojë deri në tri javë.

    “Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Arda Guler nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e majtë rectus femoris”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Real Madridi do të jetë i etur për t’u rikthyer në rrugën e duhur të mërkurën mbrëma kundër Las Palmas në shtëpi, të cilët kanë vetëm një fitore në këtë sezon, por gjithashtu kanë pranuar vetëm katër gola, më pak se çdo skuadër në La Liga. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport18 Korrik 2025
    Dmitri Seliu – i cili është agjent i futbollistëve – ka folur rreth situatës së sulmuesit shqiptar, Mirlind Dakut. Ai ka dhënë...
    Sport18 Korrik 2025
    Juventusi është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, i cili aktualisht është jashtë planeve të trajnerit...
    Sport18 Korrik 2025
    Olympique de Marseille po kërkon ta forcojë skuadrën e saj gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe, mediat franceze raportojnë se klubi francez...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.