×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i shqetësuar për situatën në veri: Fotografitë e Policëve e të vrarëve s’është dashur të publikohen

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, tha se e ka përcjell me shqetësim situatën e krijuar në veri.

    Ai po ashtu tha se gjatë aksionit të Policisë e Kosovës, nuk është dashur të publikohen në rrejte sociale fotografitë e policëve që ishin në detyrë dhe fotografitë e viktimave.

    Këto komente ai i bëri pas dështimit të mbajtjes së mbledhje së Komisionit në mungesë të kuorumit dhe pas mos pjesëmarrjes se ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “E kemi përcjell me shqetësim ngjarje që ka ndodhur dua që t’i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të tyre. Dua të i uroj shërim të shpejt policëve te plagosur dhe t’i falënderoj policët për punë  dhe detyrat që po i kryejnë me sukses. Policia e Kosovës me shumë mungesë e pa privilegje me paga të vogla pa sigurim jetësor e shëndetësor, po i kryen detyrat për vendin, për punë  dhe përkushtimin e tyre. Duhet ta kupton rolin e Komisionit nuk kemi rol aktiv atë ditë, ne e mbikëqyremi zbatimin e ligjit. Pa një raport nuk mund të raportojmë.”, raporton eo.

    “Situata në veri nuk ka të bëjë me luftimin e kontrabandës, ajo që po ndodh atje është më e madhe. Ditën kur polica ka qenë në një operacion shumë të ndjeshme, kureshtja e mediave ka qenë e madhe nuk duhet ashtu. Pastaj publikimi i fotove të policëve me snajperë, kjo është shumë gabim. Nuk duhet personale me bë me Policinë ato postime që janë bërë duhet që të fshihen. Ky operacion nuk ka qenë hakmarrje. As foto e viktimave nuk është dashur që të postohen”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot ka publikua shumen e mjeteve që i ka ndarë deri...
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi disa të mitur përdhosën flamurin kombëtar në Suharekë. Policia tha se të miturit kanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    Sport24 Korrik 2025
    Një marrëveshje mes Bayer Leverkusen dhe Sunderland për Granit Xhaka aktualisht konsiderohet shumë pak e mundshme, sipas BILD. Xhaka u ka bërë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës...
    Lajme24 Korrik 2025
    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.