×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja britanike: Përkdhelja ndaj Vuçiqit po na çon në cikël dhune, Mbretëria e Bashkuar të marrë përgjegjësi

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila kishte ngrehur dyshimet kohë më parë që po kontrabandoheshin armë nga Serbia në Kosovë, ka folur rreth situatës aktuale në vend.

    Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra të dielën në një sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit, duke e tensionuar edhe më tej situatën.

    “Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vënë drejtësinë dhe ekuilibrin në zemër të qasjes ndërkombëtare për Serbi-Kosovë”, ka shkruar Kearns në Twitter.

    “Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë”, transmeton klankosova.

    Kearns tha se Mbretëria e Bashkuar ka më shumë rol, andaj duhet të marrë më shumë përgjegjësi, në suksesin e Kosovës në të ardhmen.

    “Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutalitetit të 1990-tave”.

    “Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë. Nga kush marrin instruksione ata?”

    Më poshtë gjeni shkrimin e saj të plotë në Twitter:

    Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vënë drejtësinë dhe ekuilibrin në zemër të qasjes ndërkombëtare për Serbi-Kosovë.

    Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë.

    Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutaliteitt të 1990-tave.

    Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë. Nga kush marrin instruksione ata?

    KFOR dhe EULEX duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me qeverinë e Kosovës dhe shtetet anëtare për të ndihmuar në përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth përfshirjes së akterëve nga Beogradi në vrasjen e zyrtarit policor kosovar dhe në bllokadat e orkestruara rrugore.

    Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve të cilat, tani për tani duhet të supozojmë që janë të rreme, kishin stikerë që kishin emrat e tyre. Ata nuk munden thjesht të pretendojnë që nuk ka shenja të tentimeve apo qëllimeve nga paramilitarët që t’i imitojnë ata.

    Mbretëria e Bashkuar si anëtare e Quintit duhet të marrë rol më aktiv në dialogun e paqes midis Serbisë dhe Kosovës – pasiviteti i tanishëm është i pambrojtshëm. Mbretëria e Bashkuar nuk është më e kufizuar nga konsensusi i BE-së dhe shtetet mosnjohëse andaj duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Na duhet një shtyllë në Ballkan.

    Ne po ashtu duhet t’i rrisim masat e parandalimit dhe ta sigurojmë një rritje nga katër mijë e 500 trupat e KFOR-it duke marrë nga një grup më i gjerë i shteteve anëtare për të kontribuuar në forcat paqeruajtëse.

    Qeveria e Serbisë duhet më në fund që të angazhohet në mënyrë domethënëse në përpjekjet për normalizim, dhe t’i japë fund përdorimit të retorikës radikalizuese dhe të shfrytëzimit të divizioneve etnike që nxit urrejtje. BE-ja dhe ShBA-ja nuk duhet më ta mbyllin njërin sy ndaj refuzimit të Serbisë për të ndryshuar qëndrim.

    Qeveria e Kosovës duhet t’i përvijojë angazhimet e saj në mbështetjen e komuniteteve serbo-kosovare, të sigurojë përfaqësimin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja.

    BE-ja duhet t’i angazhojë pesë shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për ta mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e forcuar paprekshmërinë e integritetin të saj territorial.

    Mbretëria e Bashkuar duhet t’i udhëheqë përpjekjet për aleancë sigurie midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, shteteve të tjera anëtare të NATO-s dhe Kosovës derisa Kosova të fitojë anëtarësim të plotë në NATO. Një ujdi e tillë do t’i adresonte shqetësimet e menjëhershme të sigurisë dhe shtron rrugën për stabilitet afatgjatë në rajon.

    Dështimi nuk është opsion. Parandalimi në Ballkan duhet të jetë prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Veprime duhet ndërmarrë për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë dhe për të siguruar ardhmëri paqësore dhe të sigurt për të gjithë në Ballkan.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.