×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina deklaroi se gjatë natës i rrëzoi 26 dronë rusë

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Rusia e ka sulmuar Ukrainën me 38 dronë gjatë natës, tha të martën forca ajrore e Kievit, duke shtuar se i rrëzoi 26 prej tyre.

    Megjithatë, porti i Danubit për eksportimin e drithërave ukrainase, Izmail, u godit sërish.

    Dronët që depërtuan e goditën infrastrukturën përreth Izmailit, duke i dëmtuar më shumë se 30 automjete dhe duke i lënduar dy vozitës gjatë sulmit që zgjati dy orë, tha guvernatori rajonal i Odesas, Oleg Kiper.

    Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara e cila mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi, Rusia i ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës për eksportimin e drithërave në jug të Odesas dhe në rajonet e Mikolavit.

    “U regjistrua lëshimi i 38 mjeteve ajrore pa pilot, Shahed-136/131, nga drejtime juglindore”, tha forca ajrore në Telegram.

    Forca ajrore dhe njësitë ushtarake i “shkatërruan 26” dronë të prodhuar nga Irani, shtoi ajo.

    Izmail, i cili ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë, është shndërruar në një rrugë kryesore të eksportit për prodhimet bujqësore të Ukrainës, qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat.

    Ky qytet është sulmuar vazhdimisht nga dronët rusë gjatë natës në javët e fundit.

    Rusia dhe Ukraina janë dy fuqi të madhe bujqësore, furnizimet e të cilave janë jetike për sigurimin e ushqimit botëror.

    Pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit të kaluar – dhe si pasojë sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë – i kanë destabilizuar tregjet botërore dhe furnizimin me drithëra.

    Si pasojë e sulmit gjatë natës së fundit, katër persona u plagosën në fshatin Kiselivka në rajonin e Hersonit, tha guvernatori Oleksandr Prokudin./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.