×
  • Lajme
  • Lajme

    Pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të jenë të mbyllura

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së marte.

    Këto dy vendkalime kufitare janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri ku u sulmua Policia e Kosovës, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua, transmeton Telegrafi.

    Grupe terroriste të armatosura kanë sulmuar policinë mëngjesin e së dielës, pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

    Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër tjerë janë arrestuar për përfshirje.

    Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit...
    Lajme16 Korrik 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një reagimi për media, e konsideron krejtësisht të papranueshëm reagimin e Qeverisë në detyrë kundër...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimet e Supremes janë finale sa i përket interpretimit të ligjit. Sipas...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka vlerësuar se Shqipëria po bën përparim të shpejtë në negociatat për integrimin në union. Teksa...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar...
    Vip16 Korrik 2025
    Repartisti i njohur, Don Xhon, po sjell projektin e tij më të ri, i cili pa dyshim pritet të jetë njëri ndër...
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar pjesërisht mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, vendimin e djeshëm të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.