×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia kritikon planet e Gjermanisë për financimin e organizatave bamirëse në ndihmë të migrantëve

    FrontOnline
    25 Shtator 2023

    Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që ndihmojnë migrantët në Detin Mesdhe shkakton vështirësi për Italinë, tha të dielën Ministri i Mbrojtjes Guido Crosseto, ndërsa Roma përpiqet të forcojë masat për të penguar hyrjen e migrantëve përmes rrugëve detare.

    Sipas mediave italiane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha të premten se Berlini po zbatonte një program financiar parlamentar në mbështetje të ekipeve të shpëtimit në det dhe projekteve në terren.

    “Kemi marrë shumë aplikime për financime. Shqyrtimi i aplikimeve është përmbyllur në dy raste”, i tha zëdhënësi agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se “shuma e financimit varionte nga 400 mijë deri në 800 mijë euro për çdo projekt”.

    Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosseto i tha gazetës “La Stampa” se Roma e kishte parë këtë veprim të Gjermanisë si “shumë serioz” duke shtuar se qeveria italiane është e angazhuar në luftë ndaj trafikuesve të qenieve njerëzore që sipas tij duhet të trajtohen si “kriminelë ndërkombëtarë”.

    “Berlini pretendon të mos e bëjë një gje të tillë, dhe duke vepruar kështu, i krijon probleme një vendi, që në teori duhet të ishte vend mik”, tha zoti Crosseto.

    Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani 132 mijë migrant kanë mbërritur me varka në Itali, krahasuar me 69 mijë emigrantë që kishin mbërritur në vend, në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se me gjasë partia e saj ka pasur oferta në Lëvizja Vetëvendosje për të...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe “i vetëpunësuar” për të njëjtën kompani. Gjobitet nga Dogana e Regensburgut. Dogana në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin...
    Lajme30 Korrik 2025
    Sonte, në zemër të Junikut, pritet të zhvillohet një nga ngjarjet më të veçanta të verës: Koncerti Festiv për Bashkatdhetarët, një mbrëmje...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një grua 40-vjeçare nga Kosova është gjobitur në Bern për mbajtjen e niqabit gjatë blerjeve. Me këtë akt ajo kishte shkelur ndalimin...
    Lajme30 Korrik 2025
    Dy persona janë përfshirë në një grabitje në Prizren, ku një grua ka bërë të ditur se ata i janë afruar derisa...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shtajerska në Slloveni, në të cilën pesë persona humbën jetën dhe dy të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.