×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numërohen mbi 50% të votave në Kukës: Partia Socialiste drejt fitores së thellë

    FrontOnline
    25 Shtator 2023

    Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri Partinë Socialiste për t’i qeverisur me një kryetar bashkie, i cili është duke e udhëhequr garën, Albert Halilajn.

    Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 88294 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka siguruar deri më tani 4631 vota.

    Socialistët pritet ta thellojnë edhe më shumë këtë rezultat deri në numërimi e kutisë së fundit. I dërguari Top Channel në Kukës Muhamed Veliu, thotë se procesi numërimit ka nisur rreth orës 23:00 të ditës së djeshme.

    Numërimi vijon pa ndërprerje, megjithëse lodhja e numëruesve është evidente. Nëse vijohet me të tilla ritme numërimi, pritet përfundimi kutisë së fundit jo përpara orës 12:00 të së hënës.

    Emri Vata, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se rendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD të cilët e shoqëronin.

    Procesi numërimit nisi me shumë vonesë si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.

    I rrethuar nga mbështetësit e tij Albert Haliaj, është prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit. Drejtoria vendore e policisë Kukës me shumë profesionalizëm përmes një sistemi me numra, ndihmoi në mbarëvajtjen e administrimit të materialeve zgjedhore deri në mbërritje e kutisë së fundit. /Top Channel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një 39-vjeçar është kapur në Greqi, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte tentuar të vriste një person në Korçë. Policia...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Gazetari Shkëlzen Dakajt, pronar i gazetës Infokus, thotë se lidhjet e Gentian Sulo, pronari i kompanisë “Noa Energy Trade”  shkojnë shumë më...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK, Ferat Shala ka ngritur sërish alarmin për përfshirjen e thellë të Qeverisë në afera korruptive,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në një prononcim për Front Online, marrë parasysh shifrat e qarkullimit të kompanisë...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Noa Energy Trade” ka hyrë në tregun e Kosovës në vitin 2022, me ç’rast vetëm për tri vitet e operimit në Kosovë...
    Sport15 Korrik 2025
    Marash Kumbulla u rikthye në klubin e qytetit të tij të lindjes pas një sezoni të suksesshëm si huazim te Espanyol. E...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.