-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nga New Yorku: Nuk e njohim Kosovën e pavarur

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.

    Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se presidenti amerikan, Biden, në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit.

    “Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së”, tha Vuçiq, i cili shtoi se në fjalimin e tij do të përmend bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

    “Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione” , tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

    Presidenti serb ka thënë se është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.

    “Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale dhe vizitën e tij në Serbi. Do të ketë një takim me Miroslav Lajçak dhe të gjithë me të cilët duhet të diskutojmë situatën në Kosovë”, tha presidenti serb.

    “Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce. Dyshja siç bëri të ditur i pari...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025. Festivali është...
    Lajme15 Korrik 2025
    Miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, ka ndarë në profilin e tij në rrjetin social X një hartë...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Vip15 Korrik 2025
    Aktorja e njohur e filmave për të rritur, Alby The Goat, po kalon një nga periudhat më të veçanta të jetës së...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.