×
  • Lajme
  • Lajme

    Ristuccia kërkon koordinim me KFOR-in për çdo gjë që lidhet me sigurinë në Kosovë

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ristuccia, ka thënë të martën se gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet të bëhet në koordinim me këtë mision.

    Në një konferencë për media në Beograd, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse duhet kërkuar leja e KFOR-it kur është fjala për dërgimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri.

    Ristuccia ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është “shumë e paqëndrueshme” dhe që gjendja mund të përshkallëzohet shpejt.

    Siç shkruan REL, ai tha se ngjarjet që kanë kërcënuar me dëmtim të sigurisë, janë pasuar me përpjekje të mëdha ushtarake dhe diplomatike për të krijuar një situatë më paqësore dhe të balancuar.

    ”Ato vetëm e konfirmojnë që zgjidhjet politike mund të rezultojnë me paqe afatgjatë dhe stabilitet në atë zonë. Shumë ngjarje, sidomos ato të 29 majit, e konfirmojnë se zgjidhjet politike janë të nevojshme. Kjo është arsyeja pse NATO-ja dhe KFOR-i e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”.

    Ai ka thënë se qasja konstruktive nga të dyja palët është kyçe për t’i krijuar kushtet e nevojshme për siguri të përhershme në Kosovë dhe në rajon, për të mirën e të gjithëve dhe të gjeneratave të reja.

    Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është tensionuar në fund të majit, pasi disa grupe lokale serbe kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit në veri janë bojkotuar nga serbët lokalë.

    Situata në veri, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

    Situata më kritike është regjistruar më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të plagosur.

    Autoritetet e Kosovës janë duke kryer hetime për të vërtetuar se kush është përgjegjës për dhunën.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.