×
  • Sport
  • Sport

    Përleshen katër futbollistë, Man Utd e përgënjeshtron lajmin

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Manchester United nuk është duke kaluar momente të mira në këtë fillim-sezoni.

    Aktualisht, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e 13-të në tabelë, ndërsa trajneri Erik ten Hag rrezikon të shkarkohet.

    E pas humbjes nga Brightoni duket se nervat janë ngritur në dhomat e zhveshjes së United.

    Sipas mediumit britanik “The Sun”, në fund të ndeshjes së humbur nga skuadra e De Zerbit, ka pasur përleshje mes lojtarëve të Man Utd, përcjell “Gazeta Express”.

    Gjithçka duket se ka nisur pas një diskutimi mes Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa duket se aty janë përfshirë edhe Lisandro Martinez e Victor Lindelof.

    Klubi anglez megjithatë ka përgënjeshtruar gjithçka, sipas mediumit tjetër britanik, “Daily Mail”.

    Nga Rubrika
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Fazliu është stolisur...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja kosovare Enise Zijade, ka arritur ta ‘rrëmbejë’ medaljen e bronztë në garën “EYOF Shkupi 2025”. Në luftë për vendin e tretë,...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani. Në gjysmëfinale, Laura...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.