×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “Ulpiana”/ Arrestohen pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar për një aksion që kanë zhvilluar sot në pesë lokacione nën dyshimet ndaj disa personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

    “Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.”

    IPK ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.

    Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB para të gatshme, dy pistoleta etj.

    Veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënje ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm vendimin e ministrit Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ia ka shfuqizuar udhëzimin e ri administrative për arkat fiskale....
    Lajme15 Korrik 2025
    Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Golden Eagle Ylli ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e kësaj verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    Vip15 Korrik 2025
    Kida po rikthehet fuqishëm! Artistja ka ndezur rrjetet sociale me disa foto të reja nga prapaskenat e projektit të saj më të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Takimi i planifikuar sot ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë,...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Bllokadë parlamentare, inflacion, ngërç”. Me këto fjalë në titull, gazeta gjermane Frankfurter Rundschau shkruan për situatën politike në Kosovë. FR shkruan se po afrohet...
    Lajme15 Korrik 2025
    Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të respektojnë obligimet e tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.