×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Presidentja dhe Qeveria shkelën për herë të dytë Kushtetutën

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar.

    Gruda, në një konferencë për media, tha se ky është një akt i paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë.

    “Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria. Pasi nuk kanë arritur që në rrugë normale kushtetuese të imponojnë agjendën e tyre politike në legjislacion, shumica parlamentare në bashkëpunim me presidenten, kanë vendosur që të bëjnë një akt të paprecedentë të mashtrimit publik me tekstin e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës”, tha Gruda.

    Gruda theksoi se përmes këtij ligji, pushteti synonte që administratën e shtetit ta vinte në shërbim të partisë.

    “Gjykata ka gjetur një varg vërejtjesh, veçanërisht ka rrëzuar atë që ishte quajtur nga Qeveria si “Kriteri i Përshtatshmërisë për Punësim”, duke deklaruar se ky kriter, kështu siç është, është jokushtetues dhe nuk mund të përfshihet në ligj.  Në aktgjykim u ngarkua Kuvendi i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, që ligjin ta dekretonte ligjin dhe ta botonin në gazetën zyrtare pa këtë formulim. Pra, ligji të ishte i pastruar nga kriteri i përshtatshmërisë. Për habinë tonë, kur morëm ta lexojmë ligjin e publikuar në Gazetën Zyrtare, pamë se ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në përvojën kushtetuese dhe parlamentare të Kosovës së pavarur. Ligji ishte dekretuar pa u adresuar kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e përshtatshmërisë. Pra, përshtatshmëria ekziston edhe sot në Ligjin e Dekretuar nga Presidentja dhe është botuar në Gazetën Zyrtare, përkundër se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar atë”, shtoi ai.

    Gruda tha se pushteti aktual do të mbahet mend për shkeljet sistematike që ia ka bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    “Një gjë është e sigurte, se ky pushtet, përveç keqqeverisjes së skajshme, izolimit ndërkombëtar, korrupsionit, do të mbahet mend më së shumti për shkeljet sistematike që ia ka bërë aktit më të lartë juridik të shtetit tonë – Kushtetutës së vendit”, theksoi Gruda.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.