×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq mohon shkarkimin e Vulin, BIA mbetet në duart e të sanksionuarit nga SHBA

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Informacionet se Aleksandar Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) me Marko Gjuriqin, ambasador aktual i Serbisë në SHBA, kanë shtuar inatin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ai ka mohuar se do ta largojë nga udhëheqja e BIA-s Vulinin, të sanksionuarin nga SHBA-të dhe njërin nga politikanët më pro-rus në Serbi.

    “Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiq.

    Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiqi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.

    Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë.

    Pas kësaj, Vuçiq deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus.

    Në vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit është thënë se Vulini përdori pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë.

    Përpara se të emërohej në krye të BIA-s, në dhjetor të vitit 2022, Vulin mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërkaq, më parë, ministër i Mbrojtjes.

    Nënsekretari amerikan i Thesarit, Brian E. Nelson, më 11 korrik, tha se Vulin konsiderohet përgjegjës për “akte korruptive dhe destabilizuese që kanë mundësuar gjithashtu aktivitete keqdashëse të Rusisë në rajon”.

    “Duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë, të cilat degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në këtë mënyrë i ka siguruar Rusisë një platformë për ndikim të mëtejshëm në rajon”, thuhet në deklaratë.

    Vulin, i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me Moskën, nuk i ndërpreu kontaktet edhe pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainën fqinje, në shkurt të vitit 2022.

    Herën e fundit, siç raportojnë mediat shtetërore ruse, ai ishte në Moskë, më 24 maj, si përfaqësues i Serbisë në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë.

    Vulin, gjithashtu, qëndroi në Moskë, në gusht të vitit 2022, si ministër i Punëve të Brendshme.

    Vulin po ashtu është edhe përkrahës i retorikave nacionaliste serbe kundër fqinjëve të saj. Njeriu i afërt i Vuçiqit kishte nderuar kriminelët e luftës si Sllobodan Millosheviq e Ratko Mlladiq./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.