×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija tregon se ka qenë i izoluar prej të tjerëve – duhet t’i nënshtrohet trajtimit

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Avokati i familjes së 3-vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi ynë”, Nasuf Hasani,  tha se me prindërit e fëmijut  kanë dhënë një intervistë në polici, ku pretendojnë se edukatoret kanë kryer vepër penale.

    Hasani tha se presin nga prokuroria që të veprojë sipas procedurave, teksa shtoi se edukatoret, me aq sa kanë parë, janë ende duke u marrë në intervistë nga ana e policisë.

    “Provat qe i kanë grumbulluar nga kopshti, tash duhet t’i dërgojnë në prokurori dhe pastaj prokurori vendos për sa i përket përkufizimit të veprës penale”.

    “Ne konsiderojmë se punonjëset i kanë bërë së paku tri vepra penale dhe në bazë të provave, pa asnjë mëdyshje ato kanë kryer vepër penale”, tha Hasani.

    Më tej, ai tha se fëmija i sulmuar fizikisht ka trauma dhe se ishte i izoluar nga fëmijët e tjerë gjatë mësimit në kopsht.

    “Ka qenë hera e parë, dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit është e pamundur të vendosim që të dërgohet në kopsht. Fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë, për shkak të hiperaktivitetit që e ka”.

    “Konsideroj se sipas punëtorëve socialë, është e detyrueshme që fëmija t’i nënshtrohet një trajtimi nga ana e psikologut, pasi është në gjendje jashtëzakonisht të keqe”.

    Arrestohen edukatoret që dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3 vjeçarit

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.