×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca njofton për takimin e mbrëmshëm të Osmanit me kryeshefen e MCC

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

    Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për zhvillimin ekonomik, respektivisht përmes investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë nëpërmjet Programit Kompakt.

    Sipas Osmanit, ky program do të japë kontribut strategjik në përmirësimin e infrastrukturës energjetike, fuqizimin e sektorit privat, si dhe do të nxisë mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës.

    Presidenca njofton se në takim u diskutua po ashtu edhe për mundësitë që nëpërmjet mbështetjes së tillë të përmirësohet qeverisja dhe të krijohet një mjedis gjithnjë e më i favorshëm për bizneset dhe investitorët e huaj.

    Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

    Presidentja Osmani ka theksuar se investimet sikurse ky i MCC-së, më shumë se sa vlerën monetare, shpërfaqin raportin e Kosovës me SHBA-të, një aleate strategjike dhe mbështetëse e madhe në të gjitha fazat.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se edhe sot deputetët u mblodhën në Kuvend për skenarin e njëjtit të partisë së parë....
    Lajme13 Korrik 2025
    Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në pikat kufitare të vendit. Sipas të dhënave të Qendrës...
    Lajme13 Korrik 2025
    Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës. Ajo thotë se...
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.