×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhuna ndaj 3 vjeçarit në çerdhe, Haxhiu: E patolerueshme, fëmijës do t’i ofrohet ndihma e nevojshme

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas pamjeve të publikuara në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë ku shihet një edukatore duke e tërhequr zvarrë një fëmijë.

    Haxhiu dënoi ashpër dhunën dhe tha se kjo është e patolerueshme.

    “Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet.
    Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Haxhiu tha se komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet për punë sociale, duke shtuar se Departamenti i Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes.

    “Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale. QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla. Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes”, ka shkruar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale në Kamenicë do të kandidoj me Shaip Surdullin. Në njoftimin e partisë thuhet që këto...
    Lajme14 Korrik 2025
    Më 20 korrik, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive nga avokati Arianit Koci. Kjo protestë e cila pritët të mbahet...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim në rastin “Veteranët”...
    Sport14 Korrik 2025
    Të martën mbrëma  zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës, në kuadër të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve....
    Lajme14 Korrik 2025
    Me ftesë të Presidentit të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë....
    Lajme14 Korrik 2025
    Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, u takua me Lazim Destanin, një personalitet me një vizion të gjerë dhe humanizëm...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.