×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: Kandidoj për rizgjedhje në 2024 për të mbrojtur demokracinë nga Trump

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Presidenti i SHBA-se Joe Biden tha të hënën se është i vetëdijshëm për shqetësimet për moshën e tij, por theksoi se ai po kandidon për rizgjedhje në 2024 për të mbrojtur demokracinë, të cilën Donald Trump dëshiron ta “shkatërrojë ” .

    “Shumë njerëz duket se fokusohen në moshën time. Unë e kuptoj por më besoni, unë e di këtë më mirë se kushdo”, u tha Biden, 80 vjeç, mbështetësve në një mbledhje fondesh për fushatën në Nju Jork.

    “Unë po kandidoj sepse demokracia jonë është në rrezik. Sepse në 2024 do të votojmë sërish për të ardhmen e demokracisë. Dhe unë dua që të mos ketë asnjë dyshim: Donald Trump dhe mbështetësit e tij republikanë janë të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane. Dhe unë gjithmonë do të mbroj dhe do të  luftoj për demokracinë tonë”,  theksoi Biden.

    Sondazhet tregojnë se një pjesë e madhe e votuesve e konsiderojnë Biden shumë  të moshuar për të kandiduar sërish për presidencën amerikane. Fushata zgjedhore e presidentit demokrat fokusohet në lajmet pozitive të ekonomisë amerikane dhe planet e tij ambicioze për rimëkëmbjen e prodhimit industrial.

    Megjithatë, deri më tani ai nuk ka arritur të vendosë në plan të dytë shqetësimet e amerikanëve për moshën. Dhe vetë Trump po përballet me pyetje të shumta për moshën e tij, pasi tashmë është 77 vjeç.

    Në një intervistë që dha të dielën për rrjetin televiziv NBC, ai vlerësoi se problemi i Bidenit nuk është mosha e tij, por “paaftësia e tij”. Sondazhet e fundit tregojnë se megjithëse diferenca në moshë mes dy burrave nuk është e madhe, amerikanët janë më të shqetësuar për Biden./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.