×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dhe inspektorët e MASHT-it shkojnë tek çerdhja ku dyshohet se u rrah një trevjeçar, flet prindi i tij

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

    Prindi ka treguar se si në kopsht e kanë thirr edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

    “Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.

    Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

    “Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

    Fjalë të mira ajo ka pasur vetëm për drejtoreshën.

    “Këtu e kam edhe vajzën. Vajza po kalon shumë mirë. Drejtoresha më ka përkrahur dhe kemi me shku deri ne fund. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, me neve prindërve dhe me gjithë fëmijët e çerdhes. E falënderojë shumë por edukatorët nuk janë të sjellshme”, deklaroi tutje ajo.

    Ky fëmijë sipas prindit në këtë kopsht është duke shkuar që nga 1 shtatori.

    Qytetari Fatos Geci, deklaron se nipi i tij 3-vjeç është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

    Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij 3-vjeç, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

    Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, ndërsa ka theksuar që nipi i tij si pasojë e rrahjes, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.

    Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore....
    Lajme21 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar sot segmentin “Lugi i Gjatë”, ku po vazhdojnë punimet në rrugën strategjike Junik–Gjeravicë....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.