×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndaluan eksportin e grurit, Ukraina ngre padi ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Ukraina ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimin e njëanshëm të eksporteve të grurit. Këto ndalime, Ukraina i ka cilësuar “shkelje të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”.

    “Është thellësisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se shtetet anëtare nuk mund të ndalojnë importin e mallrave ukrainase. Kjo është arsyeja pse ne ngremë padi kundër tyre në OBT,” tha Julia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës, në një deklaratë .

    “Ndërkohë, ne shpresojmë që këto shtete të heqin kufizimet e tyre dhe nuk do të duhet të sqarojmë marrëdhëniet në gjykata për një kohë të gjatë. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe mbrojtje të interesave të fermerëve.”

    Padia, e paraqitur të hënën në mbrëmje përpara Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), vjen tre ditë pasi Komisioni Evropian arriti një marrëveshje me Kievin dhe hoqi kufizimet e përkohshme që kishte vendosur për drithërat ukrainas.

    Ndalimet u miratuan për herë të parë më 2 maj dhe u zbatuan për pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian të vendosura në periferi të Ukrainës: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

    Këto vende bënë të ditur se rritja e papritur e sasisë së drithërave pa tarifa dhe me kosto të ulët nga Ukraina po ul çmimet për fermerët vendas duke bërë kështu dëm ekonomik.

    Sipas kufizimeve, katër produkte bujqësore ukrainase, gruri, misri, dhe farat e lulediellit, lejohen transit nëpër pesë pikat lindore, por nuk mund të qëndrojnë brenda tregjeve të tyre për konsum të brendshëm ose ruajtje./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. Macron tha në një postim se do ta formalizojë...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në Lagunën...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.