×
  • Sport
  • Sport

    Federata gjermane ende larg arritjes së marrëveshjes me Nagelsmann

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Julian Nagelsmann raportohet se po heziton të marrë detyrën e përzgjedhësit të Kombëtares së Gjermanisë.

    Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka zhvilluar bisedimet e para me trajnerin gjerman, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

    Sipas “Kicker”, problemi kryesor po qëndron te paga e Nagelsmann.

    DFB i ka ofruar atij 4 milionë euro, ndërsa paga e tij në ish-klubin Bayern Munich, është 7 milionë euro. Kjo pagë ende po i paguhet nga “Bavarezët”.

    Për të provuar dhe adresuar këtë çështje, përfaqësuesit e 36-vjeçarit thuhet se kanë parë mundësinë e pagesës së largimit nga Bayerni, por klubi nuk është i interesuar për idenë.

    Te kampionët në fuqi gjermanë besojnë se nuk është problemi i tyre kur bëhet fjalë për Nagelsmann dhe DFB-në, që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje.

    Nëse Federata gjermane dështon të nënshkruajë me ish-trajnerin e Leipzigut, ka opsione të tjera më të lira në dispozicion për ta.

    Dy emrat e raportuar janë Louis van Gaal dhe Stefan Kuntz. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport16 Korrik 2025
    Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë...
    Sport15 Korrik 2025
    Fitorja në Prishtinë dhe fitorja në Luksemburg – një rrugëtim i dyfishtë, por me një qëllim të qartë: të shkruhet historia e...
    Sport15 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj në një ndeshje...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Më 26 qershor të 2025-tes, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës....
    Kronika16 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë ndaj shoferit G.K., 23-vjeçar pasi po drejtonte automjetin të tipit Golf me shpejtësi prej 145 km/h...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën. Deklarata e tij erdhi...
    Lajme16 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni. Ajo në Riga, e ka vizituar Qendrën e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.