×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cilat janë pasojat e mungesës së vitaminave kryesore në trup?

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për funksionimin normal dhe secila prej tyre ka një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë.

    Shpesh shtrohet pyetja se si të njohim mungesën e vitaminës dhe të kompensojmë vitaminat që mungojnë.

    Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat B dhe vitamina C treten lehtësisht në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato.

    Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen nga disa ditë deri në disa muaj.

    Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për funksionimin normal. Ushqimi jo i duhur, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji ndikojnë në humbjen e vitaminave.

    Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund të rrisim marrjen e disa vitaminave në trup.

    Vitamina A

    Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative të syve, psoriasis, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i imunitetit, infeksionet vaginale dhe respiratore dhe çrregullimet e tretjes.

    Vitamina B

    Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe imuniteti i dëmtuar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminës B.

    Tregues disi më kompleks janë demenca, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve, si dhe prirja për infeksione.

    Vitamina C

    Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta njohim atë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.

    Vitamina D

    Vitamina e diellit, siç quhet shpesh, vitamina D është e vështirë për trupin të prodhohet në dimër.

    Mungesa e kësaj vitamine karakterizohet me dhimbje kockash, dobësi dhe dhimbje dhe ngërçe të muskujve, djersitje të tepërt, presion të lartë të gjakut, përqendrim të dobët dhe dhimbje koke.

    Vitamina E

    Mungesa e vitaminës E karakterizohet me sëmundje kronike të mëlçisë, mungesë koordinimi të lëvizjeve, paralizë të muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, anemi të lehtë, katarakte, hiperpigmentim dhe rritje të ngadaltë tek fëmijët.

    Vitamina K

    Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosje e lehtë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Lifestyle22 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 22 korrik 2025 nga Christine Haas Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.