×
  • Sport
  • Sport

    Ergyn Ahmeti, ylli i javës në Superligë

    FrontOnline
    18 Shtator 2023

    Ergyn Ahmeti është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë të Superligës së futbollit, e cila u rikthye në fundjavë pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

    Ahmeti bëri paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Feronikelit 74 duke e shënuar njërin prej tre golave të Llapit dhe duke e ndihmuar ekipin e tij t’i fitojë tri pikë të reja, të cilat ia mundësuan skuadrës llapjane që ta marrë primatin në ligën elitare, shkruan “Gazeta Express”.

    Pasi mori këtë çmim, Ahmeti u shpreh i lumtur për çmimin dhe formën që po kalon skuadra e tij.

    “Jam i lumtur për këtë çmim në aspektin personal por edhe në aspektin ekipor, pasi që kjo është një shtytje e madhe të vazhdojmë punën me përkushtim. Kampionati është i gjatë por ne kemi filluar mirë dhe do të fokusohemi që nga loja në lojë të marrim pikët maksimale dhe të tregojmë futboll të bukur. Falënderoj shokët e ekipit, stafin dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme, gjë kjo e cila më ka ndihmuar që të adaptohem shumë shpejt me qytetin e Podujevës dhe ekipin e K.F. Llapi”, deklaroi Ergyn Ahmeti për faqen zyrtare të FFK-së.

    Nga Rubrika
    Sport21 Korrik 2025
    Manchester United janë gati të pranojnë një ofertë prej rreth 40 milionë funtesh për Alejandro Garnachon, sipas raportimeve të The Telegraph, me reprezentuesin...
    Sport21 Korrik 2025
    Futbollisti kosovar Amar Gërxhaliu tashmë edhe zyrtarisht është bërë më ekip të ri.  Gërxhaliu është bërë pjesë e Erzurumsporit, që bën gara...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    Të tjera
    Vip21 Korrik 2025
    Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë. Nga data...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.