×
  • Vip
  • Vip

    Publikohet traileri i “Aquaman and the Lost Kingdom”, Amber Heard shfaqet për vetëm disa sekonda

    FrontOnline
    15 Shtator 2023

    Personazhi i Amber Heard pati një rol të madh në filmin e vitit 2018 “Aquaman”.

    Por në trailerin e filmit të ardhshëm “Aquaman and the Lost Kingdom”, personazhi i saj, Mera, shfaqet vetëm për disa sekonda.

    Filmi i ri e gjen atë duke ripërsëritur rolin e saj. Ashtu si Jason Momoa, i cili luan si Arthur Curry, i njohur si ‘Aquaman’.

    Foto: Getty

    Një histori dashurie mes personazheve të tyre u shfaq në filmin e parë. Në vazhdim, ‘Aquaman’ tregon se tani është baba.

    Heard u përfshi në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, aktorin tjetër Johnny Depp në verën e vitit 2022.

    Depp e paditi Heardin për gjoja shpifjen ndaj tij në një shkrim të vitit 2018 për Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

    Ndërsa Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendoi se kjo i kushtoi atij role fitimprurëse aktrimi.

    Heard ngriti një kundërpadi dhe pretendoi në dëshmi se Depp duke i quajtur pretendimet e saj për abuzim në familje gjatë martesës së tyre një “mashtrim” rezultoi në zvogëlimin e rolit të saj në “Aquaman 2”.

    “Kam luftuar shumë për të qëndruar në film. Më dhanë një skenar dhe më dhanë versione të reja të skenarit. Ata në thelb hoqën një pjesë të madhe nga roli im”, ka deklaruar më parë Heard.

    Në një intervistë për EW të botuar këtë javë, James Wan, i cili drejtoi si origjinalin ashtu edhe vazhdimin, tha se plani për vazhdimin ishte gjithmonë të fokusohej më pak në personazhin e Meras dhe më shumë në personazhin e Orm, të luajtur nga Patrick Wilson.

    “Gjithmonë ua tregoja këtë të gjithëve që nga fillimi. Aquaman i parë ishte udhëtimi i Arthurit dhe Mera. Filmi i dytë do të ishte gjithmonë Arthur dhe Orm”, tha Wan.

    “Pra, i pari ishte një film aksion-aventurë romantike, i dyti është një film aksion-aventure bromance. Do ta lëmë me kaq”, tha ai.

    “Aquaman and the Lost Kingdom” është planifikuar të shfaqet në kinema më 20 dhjetor. /Telegrafi/

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Vip13 Tetor 2024
    Këngëtarët, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Në një event të madh me përplot të ftuar, përfshirë fytyra publike, ata do kurorëzojnë...
    Vip13 Tetor 2024
    Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu ditën e sotme (e diel) i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti i famshëm kanë kurorëzuar dashurinë e...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...
    Lajme13 Tetor 2024
    Të hënën e 14 tetorit, shënohet edicioni jubilar në vendin e origjinës. Berlini është nikoqir i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që...
    Sport13 Tetor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin...
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, nga ana e Maqedonisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.