×
  • Auto
  • Auto

    Grevë në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të makinave

    FrontOnline
    15 Shtator 2023

    Mbi 13 punëtorë të tri kompanive më të madhe amerikane për prodhim të makinave e kanë nisur grevën në orët e para të së premtes, kanë bërë të ditur sindikatat e tyre.

    Puna është stopuar në tri fabrikat në pronësi të General Motors, Ford dhe Stellantis, në Misuri, Miçigan dhe Ohajo. Greva ka nisur pasi kontratat e punëtorëve kanë skaduar në mesnatën e së enjtes.

    Sindikata e Bashkuar e prodhuesve të makinave ka thënë se kompanitë nuk i kanë pranuar ofertat. Kjo luftë mes dy palëve rrezikon t’i rrisë çmimet e makinave dhe të shkaktojë çrregullim për gjigantët e industrisë së makinave.

    Presidenti i sindikatës Shawn Fain, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se u takon kompanive që ta zgjidhin krizën.

    “Kur ata të nisin të kujdesen për punëtorët e tyre, kjo do të mbarojë”, ka thënë ai.

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar me presidentin e sindikatës, Fein, lidhur me negociatat, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

    Sindikata ka kërkuar 40 për qind rritje të pagës për 140.000 punëtorë përgjatë katër vjetëve të ardhshëm.

    Në mesin e kërkesave tjera janë: katër ditë pune në javë, rritje automatike të pagës në përputhje me rritje të inflacionit, kufizime më strikte se për çfarë periudhe mund të konsiderohet një staf “i përkohshëm”.

    Kompania Ford ka thënë se këto propozime do t’ia rrisnin më shumë sesa dyfish shpenzimet për punëtorët në Shtetet e Bashkuara./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto17 Korrik 2025
    Kompania britanike Jaguar Land Rover (JLR) ka bërë të ditur planet për të shkurtuar rreth 500 vende pune, në përpjekje për të...
    Auto16 Korrik 2025
    Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve,...
    Auto15 Korrik 2025
    Kopja e parë e prodhuar e modelit Bolide të Bugatti do të shitet në ankand në gusht dhe pritet që të arrijë...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Vetëm një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap të veçantë dhe të pazakontë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.