×
  • Auto
  • Auto

    Veturat me motorë me djegie të brendshme do të mund të voziten maksimumi deri në vitin 2050

    FrontOnline
    12 Shtator 2023

    Një nga ithtarët më të mëdhenj të elektrifikimit në Evropë, grupi Stellantis, thekson gjithnjë e më shumë se veturat me motorë me djegie të brendshme do të vazhdojnë të lëvizin në rrugë edhe në vitin 2050, kryesisht falë karburanteve sintetike.

    Megjithëse shumica e prodhuesve të veturave kanë tashmë plane për kalimin në epokën elektrike, veturat me motorë klasikë nuk do të zhduken nga rruga së shpejti. Ky mendim vjen nga grupi Stellantis, i cili është edhe një nga ithtarët më të mëdhenj të elektrifikimit që në fillimet e tij dhe së fundmi, me sa duket nën presionin e Kinës, është duke e intensifikuar këtë temë gjithnjë e më shumë.

    Sipas Christian Muller, zëvendës president i këtij grupi shumëkombësh, veturat me motor termik të shitura deri në vitin 2029, do vazhdojnë të qarkullojnë neper rrugët evropiane dhe botërore edhe në vitin 2050.

    Kjo do jetë e mundshme falë karburanteve sintetike me emetime të ulëta – në vend të karburanteve të zakonshme – gjë e cila do t’i mbante “në jetë” motorët termik edhe pas vitit 2035, atëherë kur edhe do duhet të prodhohet edhe zyrtarisht vetura e fundit me motor “klasik”.

    Stellantis ka raportuar se kanë testuar motorë termikë të vjetër dhe të rinj në bashkëpunim me kompaninë arabe të naftës Aramco. Rezultatet e testit tregojnë se deri në 24 lloje motorësh me djegie të brendshme, të prodhuar nga Stellantis nga viti 2014 e deri më sot, mund të punojnë me karburante sintetike pa asnjë modifikim të motorit.

    Vlerësohet se motorë të tillë përputhen plotësisht me karburantet e reja sintetike dhe janë të pranishëm në rreth 28 milionë vetura në rrugët në Evropë. Në këtë kombinim, ekziston gjithashtu potenciali për të reduktuar emetimet e CO2 deri në 400 milion ton në Kontinentin e Vjetër midis 2025 dhe 2050./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto14 Korrik 2025
    Volkswagen rikthen legjendën me ID.3 GTX FIRE+ICE – një edicion i veçantë elektrik me frymë sportive Vetëm një vit pas prezantimit si...
    Auto11 Korrik 2025
    Jaguar njoftoi së fundmi rezultate të dobëta të shitjeve, ku regjistroi një rënie prej pothuajse 100% të shitjeve të veturave. Me fjalë...
    Auto10 Korrik 2025
    Volvo ka qenë gjithmonë sinonim i sigurisë, por është më pak e njohur se prodhuesi suedez ofron edhe një shërbim mbrojtjeje të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    Vip14 Korrik 2025
    Moderatorja, Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait. E...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.