×
  • Opinione
  • Opinione

    Çka bëjnë gjithë ata këshilltarë qeveritarë

    Milazim Krasniqi
    12 Shtator 2023

    Shkruan Milazim Krasniqi:

    Qeveritarët tanë lënë përshtypjen se nuk kanë haber mbi taktikat që ka përdorë Serbia kundër Kosovës para pushtimit të saj në vitin 1912 e të cilat po i përdorë me sukses edhe sot. Prandaj edhe bien në kurthet serbe, siç ka ra sidomos qeveria Kurti. E vërteta është se ka një përsëritshmëri të këtyre taktikave serbe, që nga fillimi i shekullit XX e deri sot, natyrisht me rënie e ngritje. Shikojini taktikat që ka përdorë Serbia në fillim të shekullit XX dhe të cilat saktësisht i përdorë edhe sot! (Çka tregon kjo përsëritshmëri? Kjo tregon se Serbia nuk ka hequr dorë nga strategjia për ripushtimin e Kosovës.)

    1.Financimi i serbëve brenda Kosovës.

    2.Krijimi i bandave, grupeve të armatosura.

    3.Forcimi i ushtrisë në kufi. Bashkëpunimi i fshehtë me grupet e armatosura.

    4.Provokimet ndaj shqiptarëve, në mënyrë që reagimet e tyre të prezentohen në botë si zullum i shqiptarëve ndaj civilëve të pafajshëm serbë.

    5.Përhapja e thashethemeve në funksion të destabilizimit të gjendjes.

    6.Kremtimi i Vidovdanit (që nga viti 1904) me mesazhe për shenjtërinë e tokës së Kosovës.

    7.Propagimi se Serbia do ta ruante paqen në Ballkan. (Ndërsa përgatitej për luftë.)

    8.Mbajtja e Kosovës në tension të vazhdueshëm.

    Nga sa u prezentua si faktografi e thatë, (burimin akademik nuk po e tregoj qëllimisht) më mbetet e paqartë se çka bëjnë ata 38 këshilltarë të Albin Kurtit dhe qindra këshilltarë të tjerë në qeveri, kur nuk arrijnë as t’i detektojnë taktikat serbe. Aq më pak e kuptoj çka bëjnë ata këshilltarët e Besnik Bislimit, demek ekspertë të mëdhenj, ndërsa Besnik Bislimi tashmë është bërë simbol i fundosjes politike në dialogun me Serbinë. Bile arsyeja e këtij teksti është t’u tërheqë vëmendjen në këto taktika, para takimit të 14 shtatorit, thjesht për shkak të interesit tonë shtetëror, i cili nga injoranca e qeveritarëve tanë tashmë është rrezikuar seriozisht. Pra që të kthjellohen, të koncentrohen e t’i denoncojnë si taktika dhe synime imperiale serbomëdha. Këto shkojnë përtej kornizës së dialogut. Inskenimet në terren janë vetëm pretekste për të zbatuar strategjinë e ripushtimit të Kosovës, si në kohën e qeverisjes së mbrapshtë xhonturke. (11 shtator 2023)

    Nga Rubrika
    Opinione14 Korrik 2025
    Akademik Arsim Bajrami: Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar proceset e...
    Opinione11 Korrik 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në pranverën e vitit 1831, një aristokrat i ri francez, vetëm 25 vjeç, Alexis de Tocqueville, hipën në një...
    Opinione10 Korrik 2025
    Burimi: The Guardian, Alexander Hurst. Tre vjet më parë, në Cyrih, për herë të parë kalova një urë mbi lumin Limat dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë...
    Sport16 Korrik 2025
    Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme16 Korrik 2025
    Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia...
    Lajme16 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Lipjanin,  Ferizajn, Vushtrrinë e Drenasin që...
    Lajme16 Korrik 2025
    “Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.