Pas një vere plot me punë dhe koncerte, reperi kosovar, Don Xhoni, po kalon disa ditë pushimi në Ibiza.
Pos Don Xhonit në këtë vend po qëndron edhe këngëtari tjetër Butrint Imeri.
Vlen të theksohet se në një postim të fundit në rrjetet e tij sociale, Don Xhoni u shfaq i ulur teksa një vajzë misterioze, fytyrën e së cilës ai nuk e ka treguar, e masazhonte.
“Stres,obligime, angazhime”- ka shkruar ai krahas videos.