×
  • Vip
  • Vip

    Fansat kritikojnë ashpër Oprah Winfrey dhe Dwayne Johnson, pasi këta të fundit kërkuan donacione për zjarret në Hawaii

    FrontOnline
    07 Shtator 2023

    Oprah Winfrey dhe Dwayne “The Rock” Johnson u përballën me një stuhi të ashpër reagimi të martën pasi u kërkuan fansave të tyre të dhuronin para për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Maui. Të dy janë vënë në shënjestër të komentuesve për faktin se vlera e tyre neto e kombinuar tejkalon 2.8 miliardë dollarë.

    Dyshja e Hollivudit grumbulloi 10 milionë dollarë për Fondin Popullor të Maui-t, por më pas kërkuan nga fansat e tyre në Instagram dhe TikTok që të dhuronin pjesën tjetër. Megjithatë, shumë fansa reaguan se nuk kishin mundësi dhe se të famshmit e pasur duhet të japin më shumë nga paratë e tyre për të ndihmuar.

    “Miliarderët u kërkojnë të varfërve para, qesharake”, komentoi një tjetër në videon që Oprah postoi në Instagram.

    “Ju keni miliarda. Mund të dhurosh 100 milionë dollarë dhe të jesh akoma i pasur si më parë”, kritikoi një përdorues tjetër Winfrey, e cila vlerësohet të ketë një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh, sipas Forbes. “10 milionë janë 0.5% e 2 miliardë. Dëshiron 0.5% tim? Janë 16 dollarë,” shkroi një në TikTok.

    “Ky duhet të jetë një mesazh për miqtë tuaj miliarderë,” shkroi një tjetër. “Është çmenduri të kërkosh para”. Një tjetër shkroi: Si është e mundur që gruaja më e pasur në botë kërkon para? Nuk ka kuptim.

    Komentet nuk mbarojnë me kaq. Një tjetër, sipas nypost.com, ka shkruar: Shoku im, do të më duheshin gati 20 vjet për të bërë vetëm paratë që ke bërë sot. Beje vete. Ne po për mbijetesë.

    Ndërsa në faqen e Johnson, fansat ishin ende të inatosur: Gërmoni në xhepat tuaj të thellë Rock! Ju i keni paratë. Maui do t’ju falënderojë.

    Pas kritikave, Oprah dhe Rock kanë bllokuar komentet në postimin e tyre.

    Shumë kritikuan kapitalin e vogël fillestar të vënë nga dy aktorët që kanë shumë më tepër, disa theksuan se sa pak ishin 5 milionë dollarë për ta. Duke supozuar se ata e ndajnë atë në mënyrë të barabartë, 5 milionë dollarët do të përfaqësonin vetëm 0.2% të pasurisë gjigante të Winfrey. Shuma është gati 1.9% e pasurisë së Johnson, e cila vlerësohet të jetë 300 milionë dollarë./FrontOnline/

    @therock

    @Oprah and I are honored to announce the People’s Fund of Maui, a fund putting money directly in the pockets of those who were affected by the recent wildfires. As we have seen firsthand, the impacts of these wildfires have been devastating, and we’re here to ensure with 100% guarantee that your donations will go directly into the hands of Lahaina residents. Every adult resident who lives in the affected area and was displaced by the wildfires in Lahaina and Kula is eligible to receive $1200 per month to help them through this period of recovery. All you have to do is go to PeoplesFundofMaui.org to apply. We are honored to start this campaign with $10 million dollars and ask for your help in donating to those who have lost their homes. We thank you in advance for your contribution. Click the link in bio to learn more and give🙏🏾

    ♬ original sound – The Rock

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.