×
  • Vip
  • Vip

    Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit Smash Mouth, Steve Harwell

    FrontOnline
    05 Shtator 2023

    Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit amerikan Smash Mouth, Steve Harwell, sipas mediave të huaja.

    Menaxheri i grupit tha më parë se Harwell ishte në fazat e fundit të jetës, pasi mëlçia e tij nuk funksiononte më. Në një deklaratë të dhënë për Rolling Stone dhe CNN, Robert Hayes tha se Harwell vdiq “i rrethuar nga familja dhe miqtë”.

    Smash Mouth theu rekord në vitet 1990 dhe 2000 me hitet: All Star, Walkin’ on the Sun dhe I’m a Believer.

    Harwell u tërhoq nga grupi në 2021 për çështje të shëndetit fizik dhe mendor.

    Muzikanti, i cili luftoi me alkoolizmin, u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati në vitin 2013; dhe më pas një gjendje neurologjike ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.

    Por vendimi i tij përfundimtar për t’u larguar nga Smash Mouth erdhi pasi ai u shfaq i dehur në një performancë në Nju Jorku, ku u filmua duke ngatërruar fjalët e tij dhe duke i bërtitur audiencës.

    Menaxheri për një kohë të gjatë i Smash Mouth, Robert Hayes, konfirmoi për mediat amerikane më 3 shtator se këngëtari ishte në fazat e fundit të jetës së tij./FrontOnline/

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...
    Vip14 Tetor 2024
    Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor. Në komunikatën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se...
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se Qeveria nuk preokupohet për problemin e furnizimit të FSK-së me ushqim. “Vetëvendosja e ka hallin...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se Qeveria po i ik “ballafaqimit me qytetarë”, në fillim të fjalës së tij në seancën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.