×
  • Front TV
  • Front TV

    Eksperti i sigurisë: Tri vrasjet e fundit shkaktuan pasiguri, Policia t`i forcojë kontrollet, gjykata dënimet

    FrontOnline
    10 Gusht 2023

    Shqetësim e pasiguri kanë krijuar tek kosovarët tri vrasjet që ndodhën vetëm brenda një javë në në Prishtinë, Klinë e Skenderaj.

    Kështu po vlerëson njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili të enjten dha një intervistë për portalin Front Online.

    “Ne jemi vend i vogël, dhe realisht cdo rast i rëndë sidomos i vrasjeve prej armëve të zjarrit, si në rastin “Bon Vivant”, tash edhe në Skenderaj, por edhe rastet e mëhershme, ngrijnë shqetësim edhe pasiguri. U bë shkak të asaj se po kemi shumë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët mbajnë me vete armë zjarri, dhe ata nuk hezitojnë fare të hyjnë nëpër lokale”, deklaroi ai për Front Online.

    Për t’i parandaluar këto raste, Ibishi thotë se policia e Kosovës duhet të shpeshtojë kontrollet.

    “Mendoj që në këtë rast duhet të ngrisim në aspektin e vetëdijësimit qytetarët, por njëkohësisht edhe vetë organet e sigurisë, në këtë rast policia e Kosovës, duhet të ndërmarrë masa të duhura, me qëllim që të shtojë kontrollin edhe të automjeteve edhe të personave, dhe njëkohësisht edhe në pjesë të qytetit ku janë lokalet”, tha ai për Front Online.

    Eksperti i sigurisë: Mbajtjen e armëve, qytetarët e konsiderojnë aset


    Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi numrin e madh të armëmbajtjeve pa leje e lidh me mentalitetin e popullit.

    Ky vlerëson se në vendin tonë diçka e tillë konsiderohet aset.

    “Tek ne ende nuk është heq mentaliteti për shkak se nuk kemi gëzu pushtet përpara, dhe çdo herë mbajtja e armëve ilegale llogaritet sikur një aset për njerëzit që të vetmbrohen, që ndoshta në të kaluarën ka pasur një arsye, mirëpo tani kur ka një mundësi që të ketë posedim armësh në mënyrë legale, të nxjerr leje i cili i plotëson ato kushte, pse jo mos t’i nënshtrohemi edhe trajnimeve, edhe verifikimeve, dhe njëkohësisht edhe mundësisë për armëbajtje, por jo armëbartje, kjo dallon”, deklaron ai për Front Online.

    Ibishi gjen “fajtorin” për vrasjet në Kosovë: Gjyqësia nuk po jep dënime të ashpra

    Për tri rastet e vrasjeve në Kosovë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ia lë fajin edhe gjyqësisë.

    Kjo meqë sipas tij kjo hallk e sistemi të drejtësisë duhet t`i ashpërsojë dënimet.

    “Policia dhe prokuroria, dhe gjykatat të cilat nganjëherë të cilat nganjëherë nuk po janë masa adekuate në shqiptimin e dënimeve gjyqësore që po janë më lehtësuese sesa që po është veprimi. Duhet të jemi më strikt në zbatim të ligjit, edhe në gjyqësi, por edhe policia duhet të ndërmarrë masa me qëllim që këtë dukuri të shëmtuar dhe të rëndë për qytetarët të Kosovës, të hiqet nga kjo mundësi e armëmbajtjes, pa nevojë të qytetarëve”, u shpreh Ibishi për Front Online.

    Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën me një tjetër ngjarje tronditëse.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Skenderaj është vrarë një 39-vjeçar.

    Sipas Policisë në këtë rast të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

    Ndërsa, të dyshuarit për vrasjen janë në arrati.

    Vrasja tjetër ka ndodhur më 7 gusht në Klinë. Rasti ka ndodhur po ashtu në një nga lokalet e këtij qyteti.

    Ndërkaq, të premten e 4 gushtit mbeti një i vrarë, e 7 persona të lënduar nga arma e zjarrit. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave.

    Nga Rubrika
    Front TV11 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni. Në fjalimin e...
    Front TV04 Qershor 2025
    Gjatë një vizite zyrtare në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryeministri në detyrë, Albin...
    Front TV28 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    “Shkelës recidivistë të Kushtetutës dhe ligjeve”. Kështu i cilësoi Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Albin Kurtit dhe nënën “ministrat” e tij deputetë,...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok. Këtë kërkesë, Meloni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka konstatuar se ushtrimi...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit të fundit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se ministri në detyrë Hekuran Murati ka vepruar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.