×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Gjykata Komerciale i jep “aminin” Xhelal Sveçlës për të nënshkruar tenderin mbi 12 milionë € për pasaporta

    FrontOnline
    10 Gusht 2023

    Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, pas gati një viti ka nënshkruar më në fund kontratën që u siguron kosovarëve furnizim me dokumente personale identifikimi.

    Ky dikaster shpërbleu me tender 12.2 milionë euro konsorciumin “AUGENTIC GmbH dhe In Groupe”. Fituesi do të jetë përgjegjës të prodhojë letërnjoftime, pasaporta si dhe ta mirëmbajë sistemin elektronik për tri vjetët e ardhshme për kosovarët.

    Nënshkrimi mënjanon telashen e vjetër, ku qytetarët mbetën për muaj rresht pa u furnizuar me dokumente.

    Kompania gjermane AUGENTIC GmbH ka për drejtor ekzekutiv shqiptarin nga Kosova, Labinot Carreti.

    Oferta e AUGENTIC GmbH dhe In Groupe ishte për rreth 100 mijë euro më e ulët sesa oferta e konkurrentëve të saj, Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K.

    Për realizimin e këtij furnizimi, Ministria e Punëve të Brendshme kishte ndarë 12,300,000 euro.

    Në këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

    Gjykata Komerciale e Kosovës kishte refuzuar kërkesën e paditësit Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K me datën 20 qershor, teksa u bë publik tek më 10 gusht nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

    Refuzimi ka të bëjë me kërkesën e kompanisë Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K, që të shtyhet vendimi i OSHP-së që i jep të drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e kontratës me “AUGENTIC GmbH dhe In Groupe” .

    Kjo i dha fund sagës një vjeçare të këtij aktiviteti prokurimi, duke i mundësuar ministrit Xhelal Sveçla finalizimin e tenderit.

    Beteja mes kompanive dhe MPB-së është e gjatë.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pas ankesës së konsorciumit “Muhlbauer ID Service GmbH & YMALKO shpk”, e shpalli të pavlefshëm vendimin e MPB-së për anulim të tenderit dhe lëndën e ktheu në rivlerësim.

    Gjykata e Tenderëve vlerësoi se MPB-ja kishte kryer shkelje gjatë vlerësimit të ofertave.

    Në ri-vlerësim të ofertave, Komisioni për Ri-vlerësim i Ministrisë së Punëve të Brendshme e shpall fitues të kontratës ofertën e konsorciumit “AUGENTIC GmbH & In Groupe” në vlerë 12,329,261.27 euro.

    Konsorciumi “Muhlbauer ID Service GmbH” dhe “YMALKO Sh.P.K.” u shpall po ashtu i përgjegjshëm, por nuk u rekomandua për kontratë shkaku i çmimit të ofertës, rreth 100 mijë euro më të lartë.

    Me këtë s`u pajtua Gjykata e Tenderëve.

    Ekspertiza e OShP-së vlerësoi se “në asnjë rrethanë” nuk ka konstatuar se oferta e “AUGENTIC GmbH & In Groupe” është e përgjegjshme.

     

    OSHP e kishte shpall të pavlefshme ankesën e konsociumit “Muhlbauer ID Service GmbH & YMALKO shpk”.

    Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një panel në Institutin Hudson gjatë vizitës së saj në SHBA për temën e paqes e...
    Sport11 Korrik 2025
    Liverpooli dhe Preston North End kanë zbuluar një sërë homazhesh prekëse që do të organizohen për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit. Lidhur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.