×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo

    FrontOnline
    16 Qershor 2023

    Sot Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me stafin e tij mbështetës dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo, vizituan KEDS-in. Vizita kishte për qëllim njohjen me të arriturat e KEDS, me fokus perspektivën e barazisë gjinore, si dhe për të bashkëbiseduar rreth kushteve të punës për punonjësit e kompanisë.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, dhe përfaqësues tjerë të kompanisë, prezantuan projektet e realizuara në fushën e barazisë gjinore dhe politikat e kompanisë për kushtet e punës në përgjithësi, duke qenë po ashtu të hapur për sugjerimet që mund të bëhen në këtë drejtim, me ç’rast z.Dogan tha:

    “Unë jam ithtar i barazisë gjinore në vendin e punës, madje uroj që KEDS në të ardhmen ta ketë Kryeshefe një grua. Ju falënderoj që na nderuat me vizitën tuaj dhe ju lutem ndjeheni të hapur për çdo sugjerim që mund të ndihmojë në avancimin e mëtejmë në këtë fushë.”

     Ndërkaq, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj shtoi:

    “E di që ju jeni njëra prej kompanive më të mëdha në vend dhe është kënaqësi t’ju vizitojmë sot, si bartës të Task Forcës Avokuese mbi Standardet e Ndjeshme Gjinore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, së bashku me përfaqësuesit tonë. Më la shumë përshtypje ajo që keni bërë si KEDS në fushën e barazisë gjinore. Nga këto projekte shihet që ju keni ndërtuar një politikë të qartë për këtë çështje. “

    Në prezantimin e KEDS-it, u përmend përkushtimi i kompanisë për t’i përmbushur maksimalisht të drejtat e punëtorëve, si nga aspekti i mirëqenies dhe sigurisë në punë, po ashtu edhe nga ana e politikave të punës për trajtim meritor dhe jo-diskriminues ndaj punonjësve.

    Ndërkaq, përfaqësuesja e UN Women Kosova, Flora Kryeziu-Pajaziti, shtoi: “KEDS ka trasuar rrugën për shumë kompani që t’i nënshkruajnë parimet e UN Women për Barazi Gjinore në vendin e punës. Sot kemi 10 kompani në Kosovë që janë pjesë e këtyre parimeve, dhe shpresojmë që ky numër do të vazhdojë të rritet.”

    Së fundi të pranishmit vizituan edhe punonjësit e Departamenteve të ndryshme në KEDS, si: Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun, Departamentin e Sistemit të Operimit, Prokurimit, Qendrën e Thirrjeve, Tregtimin e Energjisë dhe Shërbimin me konsumatorë, Zonën e Energjisë etj.

    KEDS mbetet i përkushtuar drejt ndërtimit të politikave sa më gjithëpërfshirëse dhe të plota, që fuqizojnë rolin e gruas, duke ju dhënë atyre mundësi të barabarta për ngritje profesionale dhe avancim në vendin e punës.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3. Ndeshja nisi furishëm për...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ndërsa tha se ata prijnë me 30 mijë vota dallim...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut, shpalli informacionin e parë për daljen në zgjedhje. KSHZ-ja i vlerësoi zgjedhjet si të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.