×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Vendi po përballet me krizë ekonomike, nuk ka asnjë investim

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dy vite që vendi po përballet me krizë ekonomike, edhe si pasojë e ndikimeve nga ekonomia globale, por edhe për shkak të mosveprimit adekuat nga qeveria aktuale për ta amortizuar sadopak krizën.

    Sipas tij, roli i politikave fiskale të qeverisë ka qenë pa asnjë efekt, derisa përqindja e investimeve kapitale ka rënë nga 23 në 15 % e subvencionet, ndihmat sociale janë rritur në 42%, duke treguar orientimin ekonomik të kësaj qeverie.

    “Vit pas viti ne i kemi pas investimet publike të larta, ato kanë shkuar deri në 23 % të shpenzimeve totale që i ka pas qeveria, pra nga totali i shpenzimeve që i ka pas qeveria 23% kanë shkuar në investime kapitale, të cilat kanë kriju kapital shoqëror, përfshi infrsatrukturën, rrjetin shkollor, shëndëtësi, investimet e përbashkëta me komuna të cilat kanë ulur koston e të bërit biznes dhe kanë kriju efekte multiplikuese në ekonomi, sepse një ekonomi të vogël siç e ka Kosova, futja 600-700 milion euro ka ndikim të jashtëzakonshëm”, ka thënë mes tjerash ish kryeministri Hoti në emisionin EURO n’7.

    Ish kryeministri i vendit, tani deputet i LDK-së, thotë se do ta kuptonte kur kjo qeveri do t’i riorientonte investimet kapitale nga infrastruktura në bujqësi, shëndetësi apo energji por as në këto fusha nuk ka investime dhe shumica nga këto dikastere kanë zero investime në tremujorin e parë të këtij viti.

    “Nuk është duke u punu askund, qe dy vjet nuk është duke u punu askund, dy vitet e para të kësaj qeveria edhe mund ta mirëkuptojmë për shkak të pandemisë, por disa muaj më pas ekonomia është hap sikur gjitha vendet e tjera, por viti 2023, viti i tretë i qeverisjes nuk ka asnjë investim as në projektet që kanë mbetur në gjysmë atëherë e as në projekte te reja dhe kjo është e pakuptueshme”, ka shtuar deputeti i LDK, Avduallah Hoti.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.