×
  • Lajme
  • Lajme

    Konferenca “Kroacia Evropiane”, Kurti: Kroacinë e shohim si shembull i mirë i anëtarësimit të një shteti në BE dhe NATO

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Dubrovnik, titulluar “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” (European Croatia: Retrospective & Prospective).

    Atje, Kurti ishte folës në panel, ku prezantoi para të pranishmëve progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si dhe foli për zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit, duke dhënë një shpjegim kronologjik të ngjarjeve, thuhet në njoftimin për media.

    Ai u shpreh i lumtur që ndodhet në Kroaci, vend ky mik dhe aleat i Kosovës dhe me të cilën gëzojmë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe.

    Kroacinë e shohim si shembull i mirë i anëtarësimit të një shteti të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, u shpreh kryeministri.

    Në lidhje me raportet me Serbisë, ai tha se Kosova dhe Serbia tashmë kanë një marrëveshje të dakorduar me njohje reciproke de-facto në qendër, një arritje kjo e madhe e BE-së, por që nuk po gjenë zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë. Me këtë rast, ai ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj.

    Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti riktheu në vëmendje propozimin e tij të mëparshëm për një model të ri të bashkëpunimit rajonal të quajtur SEFTA, sipas modelit aktual të EFTA-EEA, që do të shërbente si një baticë që ngre të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

    Ai po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet, dhe se i njëjti mund të reformohet dhe të zgjerohet në të njëjtën kohë.

    Konferenca e cila u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë, ishte e organizuar nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D).

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    Vip14 Korrik 2025
    Moderatorja, Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait. E...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.