×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Kurti gaboi që i publikoi emrat e kriminelëve në veri, tani s’mund të arrestohen, kanë ikur në Serbi

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që ka ekspozuar emrat e kriminelëve të dyshuar për  dhunën në veri.

    Qalaj ka thënë se vendimi që Kurti t’i bëj publikë emrat e të dyshuarve në Kuvendin e Kosovës, ishte e gabuar.

    “Kryeministri dhe presidenca në mënyrë të vazhdueshme marrin informacione nga AKI dhe Policia e Kosovës. Normalisht, ata kanë emrat e personave që kanë marrë pjesë në dhunën atje. Vendimi i kryeministrit që t’i thotë emrat e të dyshuarve, është shumë i gabuar”, ka thënë Qalaj në emisionin DPT te Fidani.

    Ai ka thënë se me këtë veprim, Kurti e ka bërë të pamundur që të dyshuarit të arrestohen nga Policia e Kosovës. Sipas tij, tashmë ata gjenden në Serbi.

    Ai ka pyetur Kurtin se përse nuk po ndërmerren masa edhe ndaj prijësve të Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq, të cilët, sipas tij, kanë organizuar dhunën në veri.

    “Fajtorët kryesorë janë Goran Rakiq dhe Igor Simiq. Ata kanë ftuar protestuesit e dhunshëm. Pse z. Kurti nuk i përmend kurrë ata? Ndoshta i duhen për negociata në të ardhme”, ka thënë Qalaj.

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar sot emrat e disa prej personave që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.

    Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    “Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

    “Ata janë: Vladimir Radivojeviç, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Danijel Djukiç, bashkë me një grup personash kanë hedhur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojçiçit të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Milos Djukiç, vëllai i Danijelit, dhe këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit të Serbisë, Vuçiç”, tha kryeministri Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë. Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.