×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur kështu një betejë kundër ish-presidentit Donald Trump.

    Ekipi i fushatës së Pence e paraqiti një deklaratë kandidature në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së.

    Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Iowa më 7 qershor, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar tre burime të afërta me Pence.

    Kandidimi i Pence e vë atë në garë kundër kandidatit kryesor nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump.

    Pence kishte qenë zëvendëspresident i Trump, por kishte refuzuar ta mbështeste atë kur ai u përpoq t’i përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden.

    Ish-guvernatori i Indianas është distancuar gjithnjë e më shumë nga Trump, duke thënë se veprimet e Trump që inkurajuan sulmin ndaj ndërtesës së Kapitolit më 6 janar të vitit 2021 e kishin rrezikuar atë dhe familjen e tij, të cilët kishin qenë në ndërtesë në atë kohë.

    Pence i bashkohet një numri të madh të kandidatëve republikanë, që përfshijnë Trump, senatorin amerikan Tim Scott dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum po planifikon gjithashtu të hyjë në garë së shpejti, sipas burimeve të Reuters.

    Edhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do t’i bashkohet garës më 6 qershor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kandidatëve republikanë në dyshifrorë.

    Numri i madh i kandidatëve ka shqetësuar shumë kundërshtarë të Trump brenda Partisë Republikane, të cilët kanë frikë se vota kundër Trumpit mund të ndahet dhe t’ia dorëzojë kështu nominimin e partisë ish-presidentit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Mjekët kanë paralajmëruar për një katastrofë në spitalin më të madh funksional të Gazës për shkak të mungesës kritike të karburantit dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një vullkan në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë dhe për shkak të ngadalësisë së shpërthimit të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është...
    Lajme11 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 11.07.2025 Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Bruksel, 11 korrik 2025 — Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.