×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti “analfabet” Hoti i përgjigjet ministrit të Bujqësisë: Inspektori Peci në botën e çudirave

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën e çudirave”.

    Hoti e kritikoi Pecin që po merret vetëm me inspektimin e ligjit kundër duhanit, por nuk po bën asgjë tjetër në bujqësi.

    E ministri Peci e quajti Hotin ”analfabet“, por pas kësaj ish-kryeministri i Kosovës nuk ka heshtur.

    ”Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime. Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023“, ka shkruar Hoti në Facebook, të hënën.

    Më tutje, Hoti ka thënë se Peci “e ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”.

    Hoti e ka ftuar Faton Pecin ”që të punojë diçka”, duke shtuar se “po i mbaron mandati”.

    “Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij. E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati. E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO”, ka deklaruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale të...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Netflix ka përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale gjenerative në një prej serialeve të saj, një hap që sipas bashkëdrejtuesit të...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Pranvera Kastrati, është emëruar drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore), kështu pohoi sot kryeministri i...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Policia federale e Brazilit ka bastisur vilën e Jair Bolsonaro-s në Brasilia, duke i ndaluar komunikimin me diplomatët e huaj dhe duke...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria shqiptare synon që në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë më para cash,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.