×
  • Lajme
  • Lajme

    Pajaziti për situatën në veri: Kurti hyri në zinxhir të veprimeve të gabueshme

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e gabuara politike kanë prodhuar veprime zinxhirore të gabueshme vazhdimisht, duke përmendur kështu fillimisht tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, pastaj refuzimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje dhe pastaj situatën aktuale.

    Ai në emisionin “FIVE” ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hyrë në zinxhir të veprimeve të gabueshme kështu duke përmendur fillimisht targat e pastaj veprimet e tjera.

    “Aktivitetet e gabuara politike kanë prodhuar veprime zinxhirore të gabueshme vazhdimisht, kemi refuzimin e serbëve të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, pastaj refuzimin e zgjedhjeve dhe tash këtë situatë”, ka thënë Pajaziti.

    Sipas tij, Kurti në këtë proces është i vetëm pasi sipas tij nuk pyet njeri të gjallë.

    Ai ndër të tjera ka thënë se skenat e dhunës në veri nuk janë skena që i duheshin Kosovës.

    “Skenat, rrethanat e dhunës që i pamë atje janë skena që nuk i duheshin Kosovës, qytetarëve, njerëzve që jetojnë atje, as atyre që na kanë mbështetur e na mbështesin. Kurti në këtë proces është i vetëm pasi sipas tij nuk pyet njeri të gjallë.”, ka vijuar ai.

    Ai ka thënë se PDK-ja ka arritur të instalojë institucionet në veri dhe se kjo parti gjithmonë ka mbështetur edhe qeverinë aktuale për vendosjen e sundimit të ligjit në terren.

    “Vazhdimisht kemi sugjeruar që të ketë koordinim sa më të mirë me partnerët ndërkombëtarë. I kemi dhënë mbështetje kësaj qeverie, për vendosjen e sundimit të ligjit në terren”.

    Ndërsa në pyetjen se a do të marrë pjesë PDK-ja në zgjedhje të jashtëzakonshme, Pajaziti ka thënë se PDK-ja ka marrë pjesë në zgjedhje dhe se kryetarët janë duke kryer detyrat e tyre.

    “Nuk është në dorën tonë të bëjmë veprime të tilla. I kemi mbështetur me pjesëmarrje në zgjedhje. Kryetarët janë duke i kryer detyrat në rrethana të cilat janë krijuar”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.