×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në Kosovë trupat shtesë të NATO-s

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Trupat shtesë të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë të hënën, pasi mbetën të plagosur 30 trupa paqeruajtëse të KFOR-it në përleshjet në veri në javën e kaluar.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pjesa më e madhe e tyre janë turq.

    “Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”.

    “Batalioni turk fillimisht do të vendoset në kampin Sultan Murat dhe do të jetë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO.

    Pas bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi Turqinë për dërgimin e përforcimeve në Kosovë.

    “Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta. Falënderoj Turqinë për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës, pas trazirave të fundit”, tha Stoltenberg.

    Në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm tha: “Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE; kjo është e vetmja rrugë drejt paqes”.

    “Në të njëjtën kohë, NATO ka përgjegjësi për të siguruar stabilitet në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë atje për shumë vite dhe pse tani po rrisim praninë tonë në rajon”.

    “Misioni i KFOR-it është të ruajë një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,200 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar ashpër pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, që refuzoi mocionin e mbrojtjes për një...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.M., në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Planqor të Gjakovës. Në njoftimin...
    Lajme16 Korrik 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, i cili konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand”, të mërkurën në Prishtinë. Sipas pamjeve të publikuara, një person dyshohet...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ka përfunduar bastisja në Arkivin Shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Republikës së Kosovës, e zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim...
    Lajme16 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve...
    Lajme16 Korrik 2025
    Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka vlerësuar se Shqipëria po bën përparim të shpejtë në negociatat për integrimin në union. Teksa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.