×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shumë përplasjeve, përfundon debati parlamentar për situatën në veri

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet e fundit në katër komunat veriore.

    Ata kanë debatuar për sulmet nga protestuesit serbë, sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

    Tash e gjashtë ditë, serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale në këto komuna. Ata po kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë këtyre objekteve.

    Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

    Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Latifi ka bërë të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i Sharr Travel, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e dha emrin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kur u kërkua propozimi i kësaj partie për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti....
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ndërprerë fjalën deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha. E njëjta në foltore beëri thirrje të respektohet...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe seanca e sotme në tentativë për të konstituar legjislaturën e re të kuvendit. Edhe në të 47-tën, propozimi i...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nisi edhe e radhës. Tashmë seancat në tentativë për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë parlamentare janë bërë numra. Sot po regjistrohet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.