×
  • Lajme
  • Lajme

    Pendarovski: NATO s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    “Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

    Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

    “Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.

    Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

    I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.

    “Do t’u tregoj një episod të shkurtër nga një takim i shkurtër që kisha në një aeroport ndërkombëtar, me [Josep] Borellin. Unë ia shtrova po të njëjtën pyetje ndërkohë që ai sapo kthehej nga takimi i pasuksesshëm i bisedimeve, të quaj ashtu, pas Ohrit, pra nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai më tha se vlerësimi i tij është se duhet të bëhen shumë përpjekje që të kthehet atmosfera e cila ishte në Ohër, atje për 12 orë u zhvilluan bisedimet megjithatë në fund atje kishim produkt, marrëveshje rreth implementimit, plan operativ për implementimin e marrëveshjes bazë”.

    “Borrelli tha se atmosfera ashtu siç e shohim, dukshëm është përkeqësuar, atmosfera në të dy kryeqendrat, Beograd dhe Prishtinë, nuk është e përshtatshme për hapa më të mëdhenj në atë drejtim. Megjithatë, theksoi se detyra jonë dhe e të dërguarin special të BE-së (për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), Miroslav Lajçak, mbetet të përpiqemi sërish e sërish, për shkak se ajo çështje është esenciale për stabilitetin më të gjerë evropian, dhe për sigurinë, dhe patjetër duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë në periudhën para nesh”, është shprehur Pendarovski.

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka apostrofuar edhe problemin e lajmeve të rrejshme që burim kanë Rusinë në raport me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike, megjithëse shton se ky ndikim nuk është i theksuar. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar....
    Lajme12 Korrik 2025
    Qendra Korrektuese e Dubravës, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i korrje-fshirjes së grurit, i cili është kultivuar nga të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Ritchie Torres, në Nju Jork. Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është mirënjohëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.