×
  • Lajme
  • Lajme

    Moduli i parë i Shkollës së Etikës të Gazetarisë/ Profesionistët ndajnë përvojat dhe sfidat me gazetarët e rinj

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i Shkollës së Etikës të Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

    Në ditën e parë, Naile Dema-Selmani, anëtare e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka folur për gazetarët dhe raportimin etik, Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i KMShK është fokusuar në modelin e vetërregullimit të mediave në Kosovë, ndërkaq juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka folur për fjalën e lirë, shpifjen dhe fyerjen.

    Në ditën e dytë rreth mbrojtjes së privatësisë dhe të të dhënave me pjesëmarrësit ka diskutuar Krenare Sogojeva-Dërmaku, Komisionere për Informim dhe Privatësi, Lavdim Hamidi nga Front Online ka folur për raportimin etik dhe privatësinë, kurse Bashkim Reqica nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka prezantuar punën e këtij institucioni në monitorimin e mediave audiovizuele.

    Në ditën e tretë të Shkollës… është diskutuar për inteligjencën artificale dhe ndikimin në punën e gazetarëve. Liridon Drenica nga Quantix ka prezantuar platformën Shqip.ai. Remzie Shahini-Hoxhaj nga Universiteti i Prishtinës ka ligjëruar për etikën në raportim, privatësinë dhe programet reality show, kurse Festim Rizanaj nga Hibrid.info ka diskutuar me pjesëmarrësit për rëndësinë e verifikimit të fakteve.

    Ky modul i Shkollës së Etikës të Gazetarisë është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Moduli i dytë do të mbahet në fund të vitit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Një qytetar bashkë me vajzën e tij në Klinë kanë gjetur një kuletë me 1700 euro në sheshin “Skënderbeu”, të cilën e...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për dia raste të zjarrëvenies nëpër ara me grurë dhe...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Nazmi Mulaku dhe P.I., për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës para pak minutash ka bllokuar sërish me shirit rrugën në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë si dhe...
    Lajme17 Korrik 2025
    Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar sot në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë. Të dy janë ndaluar për 48...
    Lajme17 Korrik 2025
    Një rast i tentim-kontrabandës është parandaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga zyrtarët doganorë, të cilët kanë zbuluar mallra të padeklaruara me...
    Lajme17 Korrik 2025
     Në ditën e zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka dhënë një mesazh të qartë: ndryshimi për Prishtinën nis...
    Vip17 Korrik 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka...
    Lajme17 Korrik 2025
    Nëntoka e Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, nuk i ka pëlqyer aksioni i Hykmete Bajramit. Mihali është viktimizuar pak duke thënë se sa herë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.