×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kryetarët e PDK-së, kanë kërkuar që betimi solemn të mbahet në Çabër dhe Boletin

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se dy kryetarët e PDK-së, në Zubin Potok, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, kishin kërkuar nga ai që betimin solemn mos ta bëjnë në objektin komunal përkatës.

    “Kam besu që në këtë proces të jemi bashkë, është proces nacional që kryetarët të jenë në komunë, në vazhdimësi PDK ka kundërshtu që ne nuk po koordinohemi që po i anashkalojmë dy kryetarët nga radhët e partisë së tyre, e kam bërë të qartë se në momentin kur zgjedhësh kryetar komune do të bie poshtë uniforma partiake. Dy kryetarët e PDK-së, kanë ardhur në zyrë që seancat të mbahen në Çabër dhe Boletin. Ka qenë kërkesë ekskluzive që ato të bëhen ashtu”, ka thënë ai.

    “Kanë dërgu e-maila që seanca të mbahet në objektet e zyreve të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ishte kohë e shkurtër nuk mundem t’i organizojmë takimet e kuvendit vendosëm t’i lejojmë të mbahen në Çabër dhe Boletin, të nesërmen e bëm të mundshme që kryetarët të shkojnë në zyre. Të dy i kam vizitu në zyre, jemi dakordu të punojmë t’i mbështesim në përbërjen e kabinetit të tyre, që qeverisja atje të mos jetë njëetnike, të ketë hapësirë për serbët”, ka vijuar Krasniqi.

    Ai foli për kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për të cilin tha se po e vazhdon qeverisjen në mënyrë normale.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.